20 mijë vota më shumë/ Veliaj thellon diferencën me Këlliçin

Kryebashkiaku aktual i Tiranës Erion Veliaj është pranë fitores së thellë. Deri më tani ai ka marrë 60 241 vota ose 53.02%, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 40851 vota ose 35.69% të votave.

Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues të padiskutueshëm në Tiranë.

Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kamëz dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *