Konflikt me sende të forta ditën e zgjedhjeve, procedohen 2 shtetas

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht të dy shtetasit e përfshirë, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosje e  lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd. Bëhet fjalë për shtetasit S.F., 20 vjeç, banues në fshatin Bushtricë dhe A.K., 34 vjeç  banues në Qukës, për veprën penale “Plagosje e  lehtë me dashje”.

Këta shtetas ditën e zgjedhjeve, me 14 maj, rreth orës 19:20,  në fshatin Qukës-Skëndërbe, Njësia Administrative  Qukës, Librazhd, për  motive  të dobëta, në  rrugë  kanë  goditur njëri-tjetrin  me sende të forta. Shtetasit e lartpërmendur, për motive të dobëta dhe jo elektorale  kishin debatuar verbalisht me njëri- tjetrin edhe  disa  ditë  më  parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *