16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani/ Meta: Përgjegjësi e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shifrat e publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, ku thuhej se 16 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se ky është një fakt tronditës, ndërsa thekson se kjo ndodh për shkak të qeverisjes së korruptuar 10 vjeçare të Ramës.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë sipas Metës është e Ramës.

Postimi i plotë:

Numri i aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe nga shtetasit shqiptarë shënoi nivel rekord për vitin 2022!

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani dhe se 72% e tyre ishin më pak se 29 vjeç.

Tronditës është fakti se rreth 42% e aplikimeve janë bërë nga vetë të miturit si aplikantë kryesorë, ndërsa 13.7 % e kërkesave janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç.

Të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria, si nga asnjë vend tjetër i rajonit, për shkak të qeverisjes së korruptuar 10 vjeçare të Edi Ramës, që i ka detyruar t’u hipin gomoneve të shpresës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!

Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë përgjegjësin kryesor të shpopullimit!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *