1 vit luftë/ Meta: Partia e Lirisë solidarizohet dhe mbështet popullin ukrainas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, për 1-vjetorin e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Ai shkroi se se partia e tij “qëndron në solidaritet dhe mbështje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror”.

Sipas Metës, angazhimi i hershëm ndërkombëtar në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës.

Reagimi i plotë:

Si sot 1 vit më parë, Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër rus, e që prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror.

Angazhimi i hershëm ndërkombëtar nga OKB, NATO, BE, si dhe dedikimi i SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim dhe Ukraina do të qëndrojë e lirë dhe sovrane.

Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe mbështetje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *