Monica Bellucci gjen dashurinë në krahët e regjisorit të njohur

Monica Bellucci duket se ka gjetur dashurinë në krahët e Tim Burton. Një publikim ekskluziv i revistës Paris Match, i cili ka postuar një foto të aktores me regjisorin, zbulon romancën e tyre.

Në foto, ata mund të shihen duke ecur në rrugët e Parisit. Botimi francez flet për “dashuri me shikim të parë”. Edhe pse të dy ishin takuar për herë të parë në Kanë në vitin 2006, fati i bashkoi tani.

Sipas raportit, të dy u afruan më shumë në Festivalin e Filmit Lumiere në Lyon, ku aktorja mahnitëse i dha çmimin Tim Burton. Gjithashtu raportohet se ata kanë qenë bashkë për katër muajt e fundit.

Detaje të tjera rreth romancës nuk janë zbuluar ende.

Vitet e fundit, të dy kanë qenë beqarë, Monica Bellucci u divorcua nga artisti Nicolas Lefebvre në vitin 2019 dhe Tim Burton u divorcua nga Helena Bonham Carter në vitin 2014. Edhe pse pas divorcimit ata kanë pasur lidhje të tjera që nuk kanë zgjatur.

Të dy janë prindër, Monica Bellucci ka një vajzë nga martesa me Vincent Cassel dhe Tim Burton ka dy djem me Helena Bonham Carter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *