Zyrtare/ FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026!

Mbrëmjen e djeshme, FIFA njoftoi se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës, do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets. Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese, do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor.

Kryeqyteti meksikan, bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë, pas edicioneve 1970 dhe 1986.

 

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *