Zv.ministri i qeverisë surprizon me deklaratën e tij për Luizin

Fenomeni i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli është i pëlqyer nga të gjithë. Pas fitores së tij në BBV, periudhë e cila përkoi me zgjedhjet vendore, Ejlli shprehu mbështetjen e kandidatit të PS, Benet Becit.

Gjatë rrëfimit të linjës së jetës brenda BBV, Luizi rrëfeu se gjatë periudhës së vështirë të jetës së tij i vetmi që e ndihmoi ishte Benet Beci. Ditën e djeshme, këngëtari shprehu hapur bindjen dhe mbështetjen e tij politike duke votuar për kandidatin e PS.

Së fundmi, në një bashkëbisedim me Grida Dumën për fitoren e Becit në Shkodër, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, tregon se e ka takuar Luizin dhe i tha se Beci e ka fituar prej tij.

Madje Kadia shprehet se është fans i Luizit, madje ka bërë edhe foto me të.

Biseda mes tyre:

Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

Besart Kadia: Jo kam dhe foto po deshe.

Grida Duma: Edhe ti je një fans.

Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida edhe unë ndoshta.

Grida Duma: Jo ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një showbizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *