Zjarri në Savër të Lushnjes rrezikon banesat, banorët: I fikëm vetë flakët, kemi 3 orë me shkurre në dorë! Çfarë do bëjnë zjarrfikësit me 50 litra ujë?!

Një tjetër vatër zjarri ka rënë në Savër të Lushnjes që prej mesditës së sotme.

Vatra e parë ka nisur nga djegia e bimësisë së thate në tokat bujqësore dhe me pas flaket dogjën 5 hektar hamullore. Në ndihme të banoreve ka ardhur një mjet i vogël zjarrfikës , i cili nuk mundi të beje shuarjen e vatrave të zjarrit. Banoret me mjete rrethanore, degë të njoma dhe lopata kanë punuar 2 orë për fikjen e zjarrit për ta larguar nga banesat. Ata ankohen se bashkia dhe zjarrfikësja nuk ka ardhur në kohë për t’i ndihmuar në izolimin e zjarrit.

“E fikëm vetë ne si banorë pastaj erdhi zjarrfikësja. Nuk e dimë përse bien zjarret në këtë zonë”, tha një banor.

“Ja me këtë shkurre e fikëm zjarrin me dorë, kemi 3 orë aty. Shikoni zjarrfikësen me 50 litra ujë. Ky është shteti, ja pra ku e keni shtetin. Nëse nuk do ta fiknim zjarrin vetë do të digjej shtëpia. Rrezikohen familjet”, tha një tjetër qytetar.

Pak minuta pas fikjes së zjarrit në 5 ha tokë, është rindezur përsëri vatra tjetër. Shefi i policisë zjarrfikëse madje nuk iu është përgjigjur jo vetëm interesit të banoreve për ndihme, por as medias për dëmet e shkaktuara. Në një bisede telefonike Fatmir Bozi është shprehur se në fundjave do të bëj pushime dhe nuk duhet shqetësuar. Deri tani Lushnja këtë jave ka pasur 13 vatra zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *