Paris SG me ‘zemër të madhe’ për Romën, gati t’i pagujë rrogën mesfushorit holandez që të kalojë në Itali

Një tjetër takim mes Romës dhe Paris SG, pritet të mbahet sot për mesfushorin Gini Wijnaldum, pasi italianët e kanë projektuar si përforcim në mesfushë. Deri më tani nuk ka asnjë pengesë që holandezi të kalojë në Seria A, pasi Paris SG ka pranuar huazimin me të drejtë blerje, por çështja qëndron te paga e futbollistit 31-vjeçar.

Gini fiton në kryeqytetin francez 7 milionë euro në sezon, por Roma nuk jep dot kaq shumë. Për momentin do diskutohet nëse Paris SG mund të kontribuojë sadopak te paga e futbollistit, pasi për italianët është kosto e madhe.

Gjithsesi ka shumë optimizëm për shkak të miqësisë mes presidentëve vëllezër të Romës Frienkedin dhe Al-Khelaifit. Me shumë gjasa Paris SG do pranojë të japë diçka për pagën e Wijnaldum edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht se do luajë te Roma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *