Zjarri në farmacinë në Vlorë/ Fqinja: Menduam se do vdisnim, nuk merrnim dot frymë

Një farmaci në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Lidhur me ngjarjen, qytetarët e pallatit në afërsi me farmacinë kanë rrëfyer se e kanë përjetuar keq ngjarjen, ku theksojnë se kishin vështirësi edhe me frymëmarrjen.

“Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do vdesim por shpëtuam”, tregon një prej banoreve.

Biznesi i cili u shkrumbua ishte në pronësi të shtetases Resmina Isakaj, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *