Zjarr në një pallat në Fresk/ Evakuohen banorët, shkak bëhet bombola e gazit

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Fadil Deliu në Tiranë.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i bombolës së gazit ndërsa mësohet se zjarrfikësja ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta me vonesë.

Është bërë i mundur evakuimi i banorëve pasi nga sasia e madhe e tymit që po lëshohet, mund të rrezikohen nga asfiksia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *