Zjarr në një biznes në Elbasan, flakë dhe tym i zi në fabrikën e sfungjerit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit ‘Katund i Ri’ në Elbasan. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale. Ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit e fabrikës.

Shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar të gjithë zonën, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen 6 makina të shërbimit zjarrfikës dhe forca të shumta, ndërsa nuk është arritur që të vihen nën kontroll flakët.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *