Zjarr në Kavajë/ Flakët po ‘përpijnë’ zonën pranë ish-fabrikës së qelqit, rrezikohen banesat (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite ish-fabrikën e qelqit në Kavajë.

Burime për median bëjnë me dije se zjarri ka rrezikuar dhjetëra shtëpi të cilat ndodhen pranë fabrikës. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë djegia e disa mbeturinave, ku një qytetar ja ka vendosur flakën këtyre të fundit aty pranë.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse, teksa po përpiqen të vendosin nën kontroll situatën por deri më tani ka rezultuar e pamundur.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *