Zjarr në Devoll/ Flakët shkrumbojnë 5 hektarë me frutikulturë

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Baban, bashkia Devoll.

Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar rreth 5 hektarë tokë, të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë.

Mësohet se zjarri i cili rrezikonte edhe pemëtore të tjera është vënë nën kontroll por dëmet janë të mëdha.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *