Zjarr në Çiflik të Beratit, flakët kanë dalë jashtë kontrollit

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Çiflik, në Berat.

Burime për median bëjnë me dije se disa banorë të fshatit u kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre por zjarri ka dalë jashtë kontrollit pasi është favorizuar nga era. Mësohet se deri më tani janë shkrumbuar rreth 100 metër katror ullishte.

Raportohet se në vendngjarje janë nisur 2 mjete zjarrfikëse dhe 8 punonjës për të bërë të mundur normalizimin e flakëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *