Zgjidhet kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Oltion Luli, nga radhët e socialistëve, është zgjedhur këtë të hënë kryetar i Këshillit Bashkiak për Bashkinë Shkodër.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë këshilltari i vetëm i cili është propozuar nga këshilltarët e Partisë Socialiste për kryetar të Këshillit. Mësohet se anëtarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të PSD-së së Tom Doshit nuk kishin propozuar asnjë emër për kryetar Këshilli.

Këshilli Bashkiak në Shkodër ndahet në: Partia Socialiste ka grupin më të madh me 18 nga 51 anëtarët ndërsa socialdemokratët kanë 12 anëtarë. Bashkë Fitojmë, Partia Demokratike dhe tre parti të tjera që tradicionalisht kanë qenë të djathta, kanë sëbashku 21 anëtarë.

Kujtojmë se në krye ta bashkisë Shkodër është zgjedhur Benet Beci, nga Partia Socialiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *