‘Zgjerohet flota e autoambulancave’/ Rama-Manastirliu: Fuqizojmë shërbimin e urgjencës në territor

Tetë autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së autoambulancave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, thanë se ky investim i qeverisë shqiptare bëhet me qëllim fuqizimin më tej të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, për të përmirësuar shërbimin për qytetarët, sipas standardeve më të mira evropiane.

“Ne kemi shtuar flotën e autoambulancave në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore me tetë njësi të reja, për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe gjithashtu reduktojmë kohën e pritjes. Ne kemi përgjysmuar që prej angazhimit që ne kemi marrë. Prej 2018-ës deri më sot janë 110 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës së Urgjencës. Edhe këtë vit, me buxhetin e vitit 2023 sërish do të zgjerojmë flotën tonë”, -tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se trajnimi i burimeve njerëzore është një tjetër komponent i rëndësishëm që po zhvillohet, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë. Në katër vitet e fundit 110 autoambulanca të reja i janë shtuar flotës së autoambulancave, për një përgjigje më të mirë dhe më të shpejtë në territor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *