Zgjedhjet vendore/ 21 padi në SPAK

SPAK deklaron se i janë referuar vetëm 21 raste nga subjektet politike dhe në raste të tjera kanë qenë qytetarët ata që kanë kërkuar hetime. Në zgjedhjet e kaluara politika kërkoi hetime për krime zgjedhore në 84 raste.

SPAK pranon se në total, ku përfshihen edhe delegimet e policisë dhe të prokurorive të tjera numërohen 41 materiale, prej të cilave ka regjistruar 19, dhe 16 janë ende nën proces verifikimi.

Ndërsa prokuroria e Vlorës shpalli mos kompencën duke ja kaluar Fredi Belerin SPAK , i cili doli fitues në Himarë, pritet që gjykata e posaçme të rishqyrtojë masën brenda dhjetë ditëve. Ndërkohë për shkak të hartës së re, në Tiranë u soll edhe Bedri Murati, i cili u kap nga policia në zonën e Krujës si një i dyshuar që shpërndante para në këmbim të votës. Për Muratin masa do të mbahet të mërkurën në orën 10.30 në gjykatën e kryeqytetit./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *