Zgjedhjet/ Veliaj: Meta nuk vë emrin pasi i trembet dosjes së Sigurimit, Këlliçi kukulla e radhës

Kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se betejën për Tiranën e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për mediat Veliaj tha ndër të tjera dosjet e Sigurimit janë arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Rivalin e tij në zgjedhje, Belind Këlliçin e quan kukulla e radhës.

“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje. Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë. E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e kanë këtë hall. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. ”, tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *