Zgjedhjet në Veri do të krijojnë kaos? Kurti: Gabimin e bëri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit me Presidentin e Serbisë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë mbajti qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në veri ku dalja ishte e ulët.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se kjo mund të prodhojë krizë në të ardhmen.  Kurti tha se bojkotimi i zgjedhjeve dhe institucioneve nga Lista Serbe është gabim që nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

Kurti: “Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e Kosovës ishte dalje e ulët. Mirëpo ciklet elektorale nuk janë vetëm të drejta për qytetarët por edhe shtetërore. Ne i shtymë një herë zgjedhjet, nuk mundëm më. Kemi katër kryetarë atje. E kuptoj se nuk janë kryetarë në kuptimin e plotë të fjalës, por kemi legalitet atje. Qytetarët nuk mund të mos kenë kryetar të komunës. Do të dëshiroja që të ketë rrethana të tjera e të mos kemi dalje të ulët, por kjo vjen si pasojë e braktisjes së Listës Serbe me urdhra të Beogradit.  Me fjalë të tjera, LS ka gabuar, por nuk mund ta paguajnë këtë gabim qytetarët e Kosovës. Është dashur të marrin hapa tjerë e të mos bojkotojnë. Sido që të jetë, kemi kryetarët. Kam dhënë instruksione që të mos ketë kurrfarë triumfalizmi pas këtyre zgjedhjeve dhe të ketë gjithpërfshirje”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *