Borrell paralajmëron: Situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzojë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka mbajtur një deklaratë për mediat pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Borrell paralajmëroi se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë. Pjesëmarrja e ulët e votuesve, sipas tij, tregon se zgjedhjet nuk do të japin zgjidhje afatgjate e që ka potencial për të çuar në përshkallëzim.

“Shpreha brengën e madhe sa i përket gjendes në veri pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të daljes në zgjedhje. Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate. Ndoshta e kundërta, kanë potencial që të çojnë drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo nuk është ajo që duam. Askush të mos e dojë këtë, është megjithatë rrezik i madh. Kam inkurajuar palët të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të kthehen në institucionet që i kanë braktisur” – u shpreh Borrell.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *