Zgjedhjet në PD, Korreshi: Demokratët ta kenë të qartë se lufta s’po bëhet për ta, por për b*thën e këtyre

Deputeti Saimir Korreshi floi me gazetarët ditën e sotme në hyrje të Kuvendit ku ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.Korreshi u shpreh se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa tha se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.
Demokrati i bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve, teksa edhe nuk i kurse ironitë ku tha se ” Ta mbash karrigen për një vit dhe të bësh si i djegur në PD” është qesharake.

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *