Zgjedhjet/ Kërkoi çrregjistrimin e Ismailajt nga gara, KAS rrëzon PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

PD ankimoi në KAS regjistrimin e tij pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e dënoi me 6 muaj burgim në shkurt të këtij viti për falsifikim dokumentesh. Kjo erdhi pasi Ismailaj kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune. Bazuar në ligjin për dekriminalizimin, PD kërkon që Ismailaj të mos kandidojë më për kryetar bashkie.

Ismailaj u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit pasi nuk deklaroi një dënim të marrë në Greqi. Pavarësisht dënimit, ai është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut, ndërsa vendimin e ka cilësuar të padrejtë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *