Zgjedhjet e 14 majit, Meta akuza qeverisë: Kryebashkiakët e PS kanë “mbushur” burgjet

Kreu i PL, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët nga Pogradeci tha se qytetarët e vendit kanë reflektuar dhe se votat e tyre në 14 maj do të jenë masë për ndryshim për Rilindjen.

Meta tha se kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ janë përzgjedhur në mënyrë demokratike dhe se marrëdhëniet me PD janë shumë të mirë.

Sakaq shtoi se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ishte një rrënim për vendin dhe se shumica e kryebashkiakëve të Rilindjes janë në burg.

Pjesë nga biseda:

“Ne kemi treguar qartë qëndrimin tonë, këto janë lojëra të Ramës. Marrëzia e Ramës për të na ftuar në ndeshje mua dhe Berishës, është prani e falimentimit të monizmit, pasi ai nuk ka asnjë kandidat që mund të dalë para tanëve. Qeverisja e Rilindjes është një rrënim i plotë. Sa emra kryebashkiakësh keni në burg, edhe në Kuçovë prap gjeti dorën”.

A ju dëmtojnë kandidatët e Alibeajt?

Ne nuk na dëmton asgjë, është e qartë se opozita ka vetëm ata të përzgjedhur në mënyrë demokratike. Ata mund të jenë në garë, por nuk kanë kundërshtarë po i ftojnë në mënyrë shumë etike dhe ata i lënë karriget bosh.

Pritshmëritë për qarkun juglindor?

Janë shumë pozitive, ju e dini sa merak e kam unë Pogradecin. Beteja është e jashtëzakonshme.

A do keni të njëjtën mbështetje për këshillat bashkiakë?

Sado të përpiqet Peleshi për të mbjellë diveristet brenda opozitës, do të korrë një dështim. Ka mbaruar koha e para dy vitesh, Korça do drejtohet nga një zonjë e nderuar, e meriton. Raportet tona me PD janë të shkëlqyera. Rama paguhet vetëm për të spostuar vëmendjen, bëri çdo përpjekje për të vjedhur vulën e PD dhe që kandidatet tanë mos të regjistroheshin, por dështoi. Qytetarët nuk e meritojnë të vidhen, bashkia e Pogradecit është me 3 miliardë lekë borxh. Pogradeci është lënë pas dore.

Me cilën elektorat do dilni në zgjedhje, kur numri i votuesve po ulet?

Mos mendoni se ka pensionist që mund të votojnë për Rilindjen, dhe që ka dhe veteranë që nuk e kanë kuptuar se kjo nuk ka lidhje me të majtën, nuk ka asnjë bindje politike përveç vjedhjeve. Ata bëjnë gjithçka, nuk ka për ata as histori as të kaluar, votat e të rinjve do jenë masë për ndryshim, të gjithë kanë reflektuar për këto zgjedhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *