Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton listat për anëtarë të këshillave bashkiakë për 12 subjekte

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi një ditë më parë në seancë publike kërkesat e disa subjekteve zgjedhore për miratimin e listave shumemërore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Po ashtu, Celibashi vendosi mosregjistrimin e listës shumë emërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, të subjektit zgjedhor “Fronti i Majtë”, për shkak se disa prej emrave të listës shumemërore rezultojnë edhe në listat shumemërore të një subjekti tjetër zgjedhor.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë këshillat bashkiakë për subjektet zgjedhore si më poshtë:

1. “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për bashkitë Tiranë, Korçë dhe Lezhë;

2. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për bashkinë Lezhë;

3. “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, për bashkinë Tiranë;

4. “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, për bashkinë Lushnjë;

5. “Aleanca Liberale e Djathtë”, për për bashkitë Durrës, Fier, Kamëz, Lezhë, Lushnjë, Shkodër dhe Tiranë;

6. “Lëvizja Bashkë”, për bashkinë Tiranë;

7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, për bashkinë Lezhë;

8. “Ardhmërija Shqiptare”, për bashkitë Durrës dhe Lezhë;

9. “Partia Kristian Demokrate e Shqiperise”, për bashkinë Lezhë;

10. “Partia Republikane Shqiptare”, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;

11. “Partia Unitetit Kombëtar”, për bashkinë Lezhë;

12. “Bindja Demokratike”, për bashkinë Elbasan;

13. Z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për anëtar të këshillit bashkiak, Bashkia Korçë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *