“Zemra ime është thyer plotësisht”/ E fejuara e të ndjerit Aaron Carter rrëqeth me fjalët e saj

E fejuara e të ndjerit Aaron Carter, Melanie Martin ka bërë një reagim mjaft prekës pas vdekjes së partnerit të saj. Ajo ka thënë për “People”, se zemra e saj është thyer plotësisht pas lajmit tronditës.

“Zemra ime është thyer plotësisht pas vdekjes së të fejuarit tim Aaron. E dija se ai po luftonte dhe u përpoqa me gjithçka për ta ndihmuar. Ai kishte një personalitet shumë të pavarur dhe të fortë, unë nuk mund ta ndihmoja atë në mënyrën se si ndjeja se kishte nevojë për të. Do të doja vetëm të kisha më shumë njerëz për të më ndihmuar me të. Tani do ta rris djalin tonë si nënë beqare dhe kjo është dita më e keqe e jetës sime, por duhet të jem e fortë për djalin tonë. Jam e shkatërruar”.

Një intervistë e Aaron Carter është rikthyer sërish në vëmendjen e të gjithëve. Ai më herët ka thënë se kishte frikë nga vdekja në moshë të re. Mirëpo kujtojmë se artisti i njohur humbi jetën në moshën 34-vjeçare në 5 nëntor. Por ja çfarë thoshte ai në“The Doctors”:

“Që nuk do të mund të jetoj mjaftueshëm. Kjo është frika ime më e madhe”.

Aktori i njohur trishtoi familjarët dhe fansat e tij. Madje, edhe aktorja Hilary Duff ka bërë një reagim prekës për ish-të dashurin e saj të ndjerë, Aaron Carter.

Ajo publikoi një shkrim për Aaron, e cila shprehet se: “Për Aaron – Më vjen thellësisht keq që jeta ishte kaq e vështirë për ty dhe që u desh të luftoje para gjithë botës. Ti kishe një sharm që ishte absolutisht i zjarrtë… djali që e bëri veten time adoleshente ta donte thellësisht. I dërgoj dashuri familjes tënde në këtë kohë. Pusho i qetë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *