Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pohuar së fundmi se fitorja e ukrainasve është e pashmangshme por në të njëjtën kohë është e pamundur të parashikohet se kur kjo luftë do të përfundojë.

“Shumë qytete dhe komunitete janë ende nën kontrollin e përkohshëm të ushtrisë ruse. Por nuk kam asnjë dyshim se është vetëm çështje kohe para se të çlirojmë tokën tonë”, shprehet ai.

Sakaq, ka vënë në dukje se pushtimi i nisur më 24 shkurt ka kaluar kufirin përtej tre muajve, por edhe se nuk do të ketë “asnjë përgjigje të thjeshtë” në pyetjen se kur Ukraina do t’i mundë rusët, duke shtuar se fitorja dhe paqja do të vijnë më shpejt nëse çdo ukrainas lufton.

“Kur të fitojmë një fitore, të gjithë do ta ndjejnë atë, kur të vijë paqja, të gjithë do ta shohin. Por që kjo të ndodhë, dhe të ndodhë më shpejt, nuk duhet të mendojmë se kur dhe çfarë do të jetë. Ne duhet të mendojmë çdo ditë se si ta bëjmë edhe më të padurueshëm qëndrimin e pushtuesve në tokën tonë. Që Rusia të kërkojë paqen, çdo ukrainas duhet ende të luftojë. Ata duhet të mbrojnë lirinë. Sepse çdo ditë lufte tani shton vite të jetës paqësore pas kësaj lufte”, tha Zelensky.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *