Zbuloni yjet e Hollywood-it që përfaqësuan më së miri stilin e rrugës, gjatë kësaj vere

Yjet e Hollywood-it edhe këtë herë kanë ditur se si të tërheqin vëmendje me veshjet e tyre. Jo pak të famshëm ju pëlqen stili i rrugës dhe duken mjaft interesantë të veshur “Street Style”. Kjo veshje nuk del kurrë nga moda dhe është gjithmonë trend. Ashtu si një fustan slip i viteve ’90, kombinuar me një çantë Gucci të viteve të fundit, nuk është më një veshje e rezervuar vetëm për momente të rëndësishme si tapeti i kuq apo videoklipet, por mund ta vishni edhe në rrugë. Këtë verë, stili i rrugës është përfaqësuar më së miri nga yjet e Hollywood-it.

Sot është një nga tendencat stilistike më të rëndësishme në pasarelë. Të rinjtë kanë dëshirë të dallohen duke treguar origjinalitetin e tyre. Janë këto tipare që formojnë stilin e rrugës së veshjes. Ky është një zhvillim sa befasues dhe i natyrshëm. Të famshmit kanë zhvilluar një prirje për të veshur ‘vintage’ në tapetin e kuq kohët e fundit, duke kombinuar të vjetrën me modernen dhe duke u shfaqur me një veshje me stil të veçantë.
Ju njohim me disa nga personazhet e famshëm që kanë zgjedhur të vishen “Street Style” këtë verë dhe duken kaq bukur.

Zendaya veshi një fustan të stilistit të njohur amerikan Bob Mackie të vitit 1998; Cardi B u vesh nga firma e njohur “Mugler”; Lady Gaga zgjodhi të vendoste si aksesor nje varëse me vathë me gurë diamanti ngjyrë të verdhë nga marka e njohur “Tiffany & Co.” Gjithashtu, kush mund ta harrojë ylli televiziv Kim Kardashian kur veshi fustanin ikonik të Marilyn Monroe të vitit 1962 në “Met Gala” të këtij viti?! Kim di gjithë sesi të jetë qendra e vëmendjes me veshjen dhe stilin e saj në çdo dalje publike por jo vetëm. Më poshtë ju sjellim disa fotografi të personazheve nga bota e showbiz-it të veshur “Street Style”.

Burimi: Revista e  modës “Vogue”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *