Zbuloni arsyen se pse Kanye West i kërkoi falje publike Kim-it

Së fundmi reperi i njohur Kanye West ka shprehur se duhet të kishte “luftuar” më shumë me ish-bashkëshorten e tij, yllin televiziv Kim Kardashian në mënyrë që zëri i tij të dëgjohej më shumë. Në një intervistë me “Good Morning America” West u shpreh se:

“Unë jam babai i tyre. Duhet të jetë bashkë-prindërim. Si baba dhe si i krishterë kam të drejtë të kem një zë për atë se çfarë veshin fëmijët e mi, çfarë po shikojnë, çfarë po hanë. Unë kam një platformë ku mund të them atë që kaq shumë baballarë nuk mund ta thonë me zë të lartë.”

Por, pavarësisht të gjithave, Kanye i kërkoi falje publike Kim-it për çdo stres që ai mund t’i kishte shkaktuar gjatë ndarjes së tyre. Ai thotë se:

“Kim është nëna e fëmijëve të mi dhe i kërkoj falje për çdo stres që i kam shkaktuar, edhe kur jam acaruar. Duhet që ky person të jetë më pak i stresuar për të qenë në gjendje t’i rrisë ata fëmijë në fund të ditës.”

West përsëriti gjithashtu se ai ende dëshiron që fëmijët e tij të ndjekin shkollën e tij private të krishterë, Donda Academy. Rikujtojmë se së fundmi Kanye ka ndezur spekulime për lidhje të re. Ai u pa në shoqërinë e modeles Candice Swanepoel gjatë Javës së Modës në New York.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *