Zbuloni arsyen pse Ronela Hajati e pëlqen kaq shumë Tiranën

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E teksa ka zhvilluar mjaft koncerte në qytete dhe shtete të tjera, duket se Tiranën bukuroshja nuk e ndërron me asnjë qytet tjetër pasi sipas saj kur vjen këtu takon kë të duash. Këtë e ka shkruar krahas një Instastory që sapo ka publikuar në rrjete sociale.

E teksa shohim këto story të Ronelës, në mendje na vijnë dy alternativa. Ose artistja po na tregon që ekziston një person shumë i veçantë për të i cili e bën ta dojë Tiranën kaq shumë, ose Ronela po na paralajmëron për projektin e saj të ri muzikor duke ndarë me ne disa vargje të këngës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *