Zbulohet kompania që fitoi tenderin e ministrisë së Shëndetësisë duke korruptuar zyrtaren

‘DRICONS’ është kompania dha 330 mijë lekë ryshfet për sekretaren e Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron që kjo e fundit ta shpallte fituese në procedurën e tenderit për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton që ‘DRICON’, kompani me objekt veprimtarie ‘mbikëqyrjen dhe studimin e fizibilitetit dhe rikonstruksione’ në pronësi të Vladimir Topit ka ofruar shumën 672.457.60 lekëve për tenderin përkundër fondit limit të përcaktuar në 805.872.23 lekë.

Pra vihet re se shuma e ofruar nga kompania ‘DRICON’ është më e ulët se fondi limit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *