Zbulohen dy lloje të kancerit infektiv, përhapet në heshtje!

Ndërsa kërkimi, diagnostikimi dhe metodat e trajtimit në lidhje me kancerin janë në fokusin e shkencëtarëve, një studim i ri ka zbuluar kancerin infektiv që përhapet si një virus në mbretërinë e kafshëve.

Sipas hulumtimit të publikuar javën e kaluar në revistën “Nature Cancer”, janë gjetur dy versione të një lloji të lashtë kanceri të ngjashëm me leuceminë, i cili është përhapur në heshtje midis butakëve prej shekujsh. Qelizat tumorale infektive notojnë lirshëm në ujë si bakteret mikroskopike, duke u shumuar në bujtësit e tyre. Ky model përhapjeje është i ngjashëm me atë të djajve tasmanianë (lloj gjallese që jetojn vetëm në Tasmani), të cilët kapin qelizat e kancerit kur kafshojnë dhe luftojnë njëri-tjetrin, dhe qenve, të cilët ia kalojnë qelizat kancerogjene njëri-tjetrit përmes çiftëzimit.

“Ne kemi sqaruar ekzistencën e dy kancereve infektive të pavarura dhe dyshojmë se ekzistojnë shumë lloje më të ndryshme,” tha Alicia Bruzos, një prej autorëve të studimit, citon CNN turk.

“Mund të na japë më shumë njohuri për llojet e ndryshme të kancereve infektive”, shtoi ajo.

Në kërkimin e tyre, shkencëtarët renditën gjenet e tumorit të mostrave nga 7000 midhje në 11 vende, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Marokun, midis 2016 dhe 2021, dhe gjithashtu gjetën qindra mijëra mutacione gjenetike./priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *