Zbardhen detajet e rënda/28-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në sy të fëmijëve, e qëlloi 31 herë me thikë

Një krim i rëndë në familje u shënua pasditen e djeshme në Fier, ku një 29-vjeçar i mori jetën bashkëshortes, e më tej u largua nga vendi ngjarjes.

29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau më thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Irvana Medinaj, 28-vjeçe.

Policia njoftoi më herët se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesën e çiftit. 29-vjeçari ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë.

Çifti ka dy fëmijë të mitur, dhe dyshohet se vrasja e bashkëshortes mund të ketë ndodhur nga një konflikt i çastit.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të mitur. Ai e ka qëlluar bashkëshorten 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.

29-vjeçari ka lënë thikën e gjakosur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka ikur në drejtim të paditur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *