Zbardhen 7 vjedhje në Dibër dhe në Mat/ Në pranga 3 persona, nën hetim një 17-vjeçar

Janë zbardhur 7 raste të vjedhjes së pasurive në 4 muajit e fundit.

Mësohet se Muharrem Truka (Torba), Klejdi Hoxha, Gentian Zenelhasani autorë të 5 vjedhjeve, në Dibër janë arrestuar nga policia. Ndërkohë në Mat u shpall në kerkim Ismail Dishuka, autor i 2 vjedhjeve te motomjeteve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 7 raste të vjedhjes së pasurisë, të kryera gjatë 4 muajve të fundit në Dibër dhe në Mat, nga 2 grupe shtetasish.

Dibër/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vjedhje, për të vjedhur sërish, së bashku me 2 shtetas të tjerë, arrestohet 32-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (autorë të 5 vjedhjeve).

Mat/Vodhi në bashkëpunim me një 17-vjeçar, 2 motomjete, identifikohet dhe shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 17-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Dibër dhe Mat, me qëllim zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera gjatë muajve të fundit, në territorin e qarkut Dibër, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zoom in”, në kuadër të të cilit janë zbardhur 7 raste vjedhjesh.

-Në Dibër, për 5 raste vjedhjesh, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasi M. T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe shtetasit K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë. 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në 2 lokale në territoret e njësive administrative Muhurr dhe Kastriot, sëbashku me shtetasit K.H dhe G.Z. Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K. H. dhe G. Z. janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë dhe Luzni. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

-Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 motomjete, në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *