“Xhelozia virtuale ekziston”, vajza e Maradonës sulmohet në rrjet për lidhjen me ish-sulmuesin e Interit

Vajza e Maradonës është sulmuar në rrjet, pas bërjes publike të lidhjes me ish-sulmuesin e Interit, Pablo Daniel Osvaldo. Aktualisht është një temë që ka ngrënë shumë debat në rrjetet sociale, raporti që vajza më e vogël e Diego Armando Maradonës, Xhanina (31 vjeç), mendohet të ketë me Pablo Daniel Osvaldon, 35 vjeç, sot sulmues i Banfild, në Argjentinë.

Daniel Osvaldo në të kaluarën është aktivizuar me Interin, Romën, Juventusin, etj. Një lum kritikash kanë ardhur në rrjet, pasi nuk e pranojë këtë lidhje.

Vajza e Maradonës është përgjigjur në “Instagram”-in e saj: “Xhelozia virtuale ekziston… Ajo që nuk blihet është qetësia dhe të qenit i lumtur pa u prishur punë të tjerëve”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *