WhatsApp do të bllokohet përgjithmonë… në një pjesë të telefonave/ Përdoruesit kanë kohë deri më 1 nëntor  

Një lajm i keq vjen për të gjithë ata që janë mësuar me përdorimin e shërbimit të “WhatsApp-it”, por që nuk kanë investuar në teknologji.

Aplikacioni “WhatsApp” nuk do jetë më funksional në disa telefona të vjetër. Përdoruesit e prekur do të duhet të përditësojnë softuerin e tyre, ose të blejnë një telefon të ri.

Afati i fundit për përditësimin është 1 nëntori, pas së cilës pika “WhatsApp do të pushojë së funksionuari.

Më shumë se 40 modele të ndryshme të telefonave pritet të preken nga ky ndryshim i ri.

Përdoruesit e Android, duhet të përdorin “Android 4.1”, ose më të riun, ndërsa përdoruesit e “iPhone”, duhet të kenë serinë iOS 10 ose më të riun.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *