Vuçiç jep dorëheqjen nga udhëheqja e SNS-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur në Kragujevc më 27 maj, Vuçiç propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie.

Vuçeviç është po ashtu zyrtar i lartë i kësaj partie. Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiq gjatë fjalimit.

Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Por, ai shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në partinë SNS.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *