Vrau për një birrë, dënohet me 33 vite burg Sofokli Shani

Gjykata e Apelit, ka dënuar me 33 vite burg, Sofokli Shanin i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit, mesnatën e 4 qershorit të 2021 në fshatin Fier i Ri.

Në vendimin e Gjykatës, autori akuzohet për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ka lindur në moment dhe nuk ka pasur debate në kohë të mëparshme. Autori i ngjarjes Sofokli Shani, mesnatën e 4 qershorit të 2021 ka shkuar në një lokal në fshatin Fier i Ri. dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore, pasi në atë kohë vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid19.

Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por në atë moment ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.Armën e krimit Shani deklaroj se e kishte ruajtur që nga trazirat e vitit 1997.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *