Vrau ish-dhëndrin, zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit: Na kërcënonte edhe pas ndarjes nga vajza, e qëllova pasi…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën ku Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj. I plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Është zbardhur dëshmia që 52-vjeçari Picari iu ka thënë hetuesve. Sipas Picarit, kërcënimet e vazhdueshme të viktimës e kanë detyruar atë që të mbajë armë me vete.

“Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa herë.

Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën.

Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”,- ka thënë Picari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *