Vrasja në Shkodër/ Jepet masa e sigurisë për autorin

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Lekë Vuksani i cili është autori i dyshuar i vrasjes se 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Ngjarja ndodhi më 2 maj 2023 në lagjen Skënderbeg në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjecari nuk ka preferuar të flasë.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat. Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *