Vrasja në Shëngjin/ Viktima u mbajt në vëzhgim rreth 1 javë përpara

Detaje të reja kanë ‘dalë në dritë’ nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shëngjin.

Biznesmeni dhe politikani Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 javë përpara atentatit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit “Coral” në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.

Për shkak të skafandrës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë i njëjti person që ka kryer krimin e rëndë.

Përgjatë dy ditëve janë kryer një sërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjejë asnjë provë që mund t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrasës me pagesë ka bashkëpunuar dhe më persona të tjerë që e njohin mire zonën për të kryer krimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *