‘Cllevio’ flet pas daljes nga burgu: Po të mos jetë Noizy, nuk kam me kë të merrem

Pas tërheqjes së padisë nga ana e Rigels Rajkut i njohur si Noizy, Gjykata e Durrësit caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetajn.

Ky i fundit me të lënë qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok. Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi).”

https://www.tiktok.com/@vipat_e_tiktokut/video/7224144657775676698?embed_source=71112494%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&refer=embed&referer_url=iconstyle.al%2Fkjo-e-jona-eshte-dashuri-urrejtje-klevio-flet-pas-daljes-nga-burgu-nuk-i-kursen-shakate-per-noizy-n-i-kam-propozuar-bellos%2F&referer_video_id=7224144657775676698

@vipat_e_tiktokut

#aleksvisha #cllevioserbiano44 #noizy #stresi #fabiodushku #albania🇦🇱

♬ suono originale – Vipat_e_TikTokut

Kujtojmë që më 13 prill Noizy paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok.

Mirëpo shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *