Vrasja me thikë e Toshkësit/ Njëri prej autorëve e goditi me hanxhar, tjetri…

Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Po ashtu ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *