Vrasja e shqiptarit në Greqi, Prokuroria lëshon 6 udhër-arreste për grupin “L” dhe 1 për…

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit të autorëve.

Sipas mediave greke, 6 urdhër-arreste janë lëshuar me anëtarët e grupit kriminal “L”, ndërsa urdhri i shtatë është nxjerrë për një person të armatosur që ka qenë në shoqërinë e 40-vjeçarit Pëllumb Islami dhe ka marrë pjesë në vrasje.

Të gjashtë anëtarët e grupit “L” mësohet se ndodhen ende në Greqi, ndërsa dyshohet se i shtati është arratisur në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal rreth 2 javë më, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.

Por një version tjetër është se Elis Salaj, kreu i grupit “L” në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i shtetasit Pellumb Islami. Dy të fundit ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”. Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palët kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që ka goditur me armë është Elis Salaj. Ky i fundit fillimisht tentoi t’i vriste vëllanë në dhjetor 2022, jashtë një klubi nate, por iu bllokua automatiku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *