Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekajt

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë.

Burime për median bëjnë me dije se avokatët kanë kërkuar që të njihet me dosjen hetimore të anëtarit të grupit të armatosur të PD për mbrojtjen e votës, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Kujtojmë se ish-efektivi akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pas një përplasje militantësh në Elbasan, gjatë fushatës zgjedhore në 2021.

Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Mjeku Pjerin Xhuvani, 56-vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *