Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Granit Plava e blenë armën disa orë para krimit!

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.

Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, ia ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *