Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Të miturit u konfliktuan 2 muaj më parë

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, nuk nisi pas një sherri të rastësishëm. Të miturit, u konfliktuan pasi zënka e tyre e ka pasur zanafillën dy muaj më parë ky dy të rinjtë të moshave 15-vjeç kishin debatuar me njëri tjetrin teksa argëtoheshin te makinat elektrike në qytet.

Ata kishin nisur debatin se kush do të argëtohej i pari në këtë qendër. Më pas, gjatë kësaj kohe ata kanë pasur debate me njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, duke përfunduar tragjikisht dje me një viktimë dhe të plagosur.

Ditën e djeshme mësohet se viktima ka dalë nga shkolla dhe është nisur për në shtëpi ku rrugës i kanë dalë përpara autori i ngjarjes. Bicin e ka qëlluar me grusht autorin dhe më pas ai ka nxjerrë thikën duke qëlluar atë dhe kushëririn e tij. Për pasojë 15-vjeçari ka ndërruar jetë pasi goditja ka qenë fatale ndërsa kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *