Vrasja e Behar Sofisë/ Autori kishte vëlla binjak, pse ishte e vështirë të kapej

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia nga Enejt Shyti, në një kohë kur ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit. Referuar burimeve të Balkanweb, bëhet me dije se Shtyti ka një vëlla binjak, e për këtë ka qenë më e vështirë për t’u bërë identifikimi i tij.

Dyshja i ka prindërit e divorcuar dhe njëri nga vëllezërit, më konkretisht autori i krimit jetonte me nënën në zonën e Brrylit, ndërsa vëllai binjak në Krrabë me babanë e tij.

Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit, që ka ndihmuar hetuesit që të shkojnë drejt bashkëpunëtorëve, edhe pse ka qenë vetë Shyti që më pas me dëshminë e tij ka zbërthyer grupi dhe ka rrëfyer me detaje se si e kanë bërë krimin.

Banda e vrasësve me pagesë ekzekutuan rreth 10:00 të mëngjesit të 25 shkurtit pranë Piramidës në Tiranë. Enejt Shyti u arrestua në Mal të Zi, ku punonte si bojaxhi. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha, emra të cilët i zbuloi Shyti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *