Vrasja e Arjan Gosës/ Ja si mund të ishte parandaluar ngjarja

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, është shprehur se vrasja e Arjan Gosës në Kavajë gjatë ditës së djeshme, ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhet të ishte parandaluar.

Komentet Hajdarmataj i bëri gjatë një interviste tha se policia nuk e mbajti nën vëzhgim autorin, megjithëse konflikti mes vëllait të tij dhe Edmond Gosës, të vëllait të Arjanit, ishte i freskët.

“Ngjarje të tilla si ajo e Kavajës besoj se do të ishin parandaluar nëse do të ishte kujdesi i institucioneve përkatëse. Sipas pistave të hetimit, mendoj se kjo ngjarje është në një farë mase e paralajmëruar. Unë e vendos theksin gjithmonë te parandalimi dhe detyra parësore që ka policia e shtetit. Ideja është që duhet të studiohet edhe prejardhja e dy viktimave më parë. Pra në konceptin e vendit se nga janë, hakmarrjet mund të jenë më të theksuara në veri.

Nëse autori i dyshuar pretendohet se sapo është kthyer nga Gjermania, është puna e policisë që ta mbajë nën mbikqyrje. Më vjen keq që policia e Kavajës ndodhet në një situatë të tillë dhe ka dështuar totalisht në parandalimin e ngjarjes. Në qendër të qytetit, në mes të ditës, viktima ka qenë nën shoqërinë e të atit duke pirë kafe. Si ka mundësi që policia e Kavajës nuk është e informuar për lëvizjet e njërës palë dhe tjetrës. Në këtë situatë policia rri, fle, bën sehir dhe çfarëdolloj situate nuk ka justifikim”, u shpreh Hajdarmataj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *