Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen detaje të reja

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 38-vjeçares shqiptare, Anila Ruçi dy ditë më parë në shtëpinë e saj në Pavia.

Për ngjarjen në pranga është vënë një 30-vjeçar shqiptar, i cili jetonte me viktimën.

Aktualisht ai ruhet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet i shtruar në spital që nga mbrëmja e së mërkurës, pasi ka marrë plagë me thikë.

Gruaja ishte një kujdestare me kombësi shqiptare dhe hetimet e deritanishme zbulojnë se ajo është vrarë.

Ajo dyshohet se është goditur me thikë në qafë.

35-vjeçarja kishte rreth një vit që jetonte në shtëpi ku u gjet e pajetë. Jashtë shtëpisë ndodhej vëllai i viktimës, i cili nga ana e tij u godit me thikë. Burri u shpëtua dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *